Vuçiç: SHBA-BE të angazhuar për Kosovën (VIDEO)

Vuçiç: SHBA-BE të angazhuar për Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë në një media serbe është shprehur se shtetet e mëdha, SHBA dhe Gjermania po përpiqen t'i japin zgjidhje cështjes së kosovës brenda vitit.

Vucic u shpreh se deri në vjeshtë kjo cështje do të marrë udhë por ai ka mbrojtur pozitat etij para popullit serb

“Vuçiç nuk e gënjeu askënd, ai nuk është gënjeshtar. Në fund, i vetmi Vuçiç në thelb hodhi poshtë planin që t’i lejonim Kosovës të anëtarësoheshin në Kombet e Bashkuara, njerëzve u pëlqen të shesin patriotizëm, por që të gjithë po mendojnë për një ide imagjinare, jo për situatën aktuale në terren.”

Më pas në intervistë presidenti serb thotë se në çdo rast, ai do të pyesë popullin nëse do të pranojë kushtet  e BE-së.

“Do të ofrojnë një zgjidhje të cilën ne nuk do të jemi në gjendje ta pranojmë. Jam i bindur për këtë, dhe kjo do të ndodhë këtë vit. Do të përpiqen të na japin garanci për BE, por me kusht që ta njohim Kosovën, dhe do të na ofrojë status të veçantë për serbët në disa zona. Dhe çfarë atëherë? Unë do ta pyes popullin. Para tre vjetësh e pyeta, dhe askush nuk e deshi këtë”

I pyetur se çfarë do të bënte nëse para tij do të vinte një ultimatum, ai  u përgjigj: “Do ta shihni edhe atë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy