Abuzime në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”/ Ish-ministri i Infrastrukturës Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burg

Abuzime në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”/ Ish-ministri i Infrastrukturës Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burg

Ish-ministri i Infrastrukturës nw Kosovw, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Lekaj, sot deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Ai u dënua edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.

Pos Lekajt, edhe Nebih Shatri është dënuar me një vit e tetë muaj, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim, kurse Eset Berishën me 3 vjet e tre muaj.

Pas shpalljes se aktgjykimit, e cila nisi me mbi 1 orë vonesë, kryetarja e trupit gjykues është duke e elaboruar vendimin.

Burgimi do të mbahet kur vendimi të bëhet i plotëfuqishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy