Një 41-vjeçar në Shkodër është shpallur në kërkim në kuadër të punës së Policisë së Shtetit për parandalimim dhe goditjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve. Ai ofronte nga 10 mijë lekë në këmbim të votës.
Sipas policisë, në datë 17.06.2017, nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiarë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u referuan materialet proçeduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Pjeter Prendi, 42 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se u ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për një kandidat për deputet në Qarkun Shkodër. Vepra penale në ngarkim të këtij shtetasi është “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Duket theksuar fakti se ky është rasti i parë i regjistruar për tentativë të blerjes së votës dhe pas ndryshimeve të Kodit Penal, pas marrëveshjes Rama-Basha, ai rrezikon të dënohet nga 1 deri në 7 vjet burg.



