Bllokohet skafi në Velipojë, gjobitet pronari i një mjeti tjetër lundrues

Bllokohet skafi në Velipojë, gjobitet pronari i një mjeti tjetër lundrues

Policia Kufitare vijon kontrollet intensive në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Shkodër, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Policia Kufitare i bllokoi për një muaj mjetin lundrues skaf, drejtuesit, i cili nuk pranoi t’i jepte dokumentacionin, punonjësve të Policisë.

Gjithashtu, u ndëshkua edhe me masë administrative 50.000 lekë të rinj, 42-vjeçari, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese, në plazhin e Velipojës.

Gjatë patrullimit në det, nga shërbimet e Policisë Kufitare është konstatuar mjeti lundrues, skaf, duke lëvizur në kundërshtim me rregullat, për zonën e kufizuar për mjetet lundruese.

Në bazë të ligjit nr. 127/2020, neni 14/b, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, shtetasi F. D., 42 vjeç, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues, në Stacionin e Policisë Velipojë.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat e DVP Shkodër, do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy