Konspiracionisti Alfred Cako ndalimin në Rinas të teologut islamik Imran Hosein, e sheh si zbatim të urdhrit të amerikanëve për shkak të ideve të tij.
Duke folur për emisionin “Zonë e lirë” në MCN TV, ai e quajti turp mbajtjen e teologut më të madh islam, në një stol dhe se është i pashpjegueshëm ndalimi i tij.
E ka ftuar Olsi Jazexhiu i cili vetë nuk ishte këtu, me disa hoxhallarë të Shqipërisë së Mesme. Një hoxhë shumë i ndriçuar, që flet shumë mirë anglisht, i shkolluar dhe në Perëndim. Ky ka përkthyer një libër të Imranit.
Shumë sunitë e kanë kundërshtuar, prej faktit se është dijetar i pavarur dhe është në kundërshti me idetë e sionistëve dhe shumë sionistë që nga Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, janë nënshtruar ndaj fuqisë së Izraelit.
Të vetmit që po bëjnë rezistencë janë shiitët e Iranit, Hezbollahun dhe Hamasin. Është i pashpjegueshëm ndalimi i tij, është ndoshta filozofi më i madh i islamit në botë. Këta me këpucë me baltë të antiterrorist, sa iu del një amerikan ju thotë një gjë me vrap.
Ky shkon në Amerikë dhe nuk e ndalojnë, këtu bëhen si zot se bëhen këta me këpucë me baltë. Kur jep ky leksione venë të krishterë nga Londra.
Institucionet shqiptare janë të nënshtruara ndaj këtyre. Ky nuk mbështet Izraelin, lufton Izraelin për gjenocidin që u bë ndan popullit palestinez.
Imrani para një muaji me dy rabinë hebre që janë anti-sionistë në Londër dhe që kanë bërë protesta të mëdha kundër shtetit të Izraelit dhe në video thonë që shteti sionist një ditë do të shkatërrohet se është ngritur mbi gjenocid. E thonë vetë rabinët hebre.
Ai thotë se po mbaron epoka amerikane dhe po fillon epoka ku pa dëshirën e çifutëve nuk do të bëhet asgjë.



