Memaliaj, arrestohet 17-vjeçari pa patentë dhe me kallashnikov

Memaliaj, arrestohet 17-vjeçari pa patentë dhe me kallashnikov

Një 17-vjeçar u arrestua nga Policia e Gjirokastrës pasi jo vetëm që drejtonte automjetin pa pasur patentë për efekt se nuk ka mbushur moshën, por edhe qarkullonte me një armë zjarri kallashnikov.

Burime zyrtare nga policia thanë se u vu në pranga personi me inicialet A.L me banim në Roskovec. Ai u ndalua nga efektivët pas informacioneve të marra në rrugë operative si i riu lëvizte me armë zjarri në makinë. 17-vjeçari u arrestua në vendin e quajtur "Sektori i 3", segment rrugor pranë fshatit Luftinjë.

Nga kontrolli i ushtruar  në automjetin tip "Land Rover", me targë AA  396 IG, që drejtohej nga i riu nga Fieri u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, model 56 me një krehër, në të cilin ndodheshin 29 fishek.

I riu akuzohet për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Drejtim automjeti pa leje drejtimi".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy