Osmani dekoron familjen Jashari: Kosova nuk e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne

Osmani dekoron familjen Jashari: Kosova nuk e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka ndarë urdhrin post mortem ‘‘Hero i Kosovës’’ për Shaban Jasharin, kryefamiljarin e familjes Jashari.

Osmani dekoroi familjen Jashari, duke nderuar sakrificën e përbashkët të çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës.

Dekoratën nga Presidentja Osmani e ka pranuar Bekim Jashari.

Gjatë fjalimit të saj, Osmani theksoi se familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës.

Një moment i gjallë i sakrificës dhe heroizmit të pashoq. Në historinë e njerëzimit, rrallë herë ka ndodhur që një familje e tërë të flijohet për idealin e shenjtë të lirisë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar, si dhe motiv për mijëra ushtarë të UÇK-së. Nga plumbi i parë e deri tek qëndresa heroike e marsit 1998, Jasharët nuk u thyen asnjëherë, nuk u zmbrapsën asnjëherë, ata përqafuan pavdekësinë”.

Po ashtu, Presidentja ka dekoruar edhe Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin me urdhrin “Hero i Kosovës”.

“Me të njëjtin frymëzim, bazuar në vendimet paraprake, sot i dorëzojmë Urdhrin ‘Hero i Kosovës’ edhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy bashkëluftëtarë dhe bashkëshortë që ranë ashtu siç jetuan bashkë, me armët në duar dhe me idealin e lirisë së ngulitur në shpirt.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy