Vdes burri që ia vuri vetes flakën jashtë gjykatës ku mbahej seanca ndaj Trumpit

Vdes burri që ia vuri vetes flakën jashtë gjykatës ku mbahej seanca ndaj Trumpit

Burri i cili ia vuri vetes flakën jashtë gjykatës në Manhattan ku po mbahej gjyqi për ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur, raporton BBC. Burri në fillim lau veten me një lëng përpara se të hidhte në ajër broshurat e teorisë së konspiracionit, tha policia. Ende nuk dihet motivi I këtij shkaku. Ish presidenti Trump ishte në ndërtesën e gjykatës dhe nën masa sigurie u largua pas incidentit. Zyrtarët thanë se incidenti nuk cenoi sigurinë në gjykatë, ndërsa procesi I përzgjedhjes së anëtarëve të jurisë që do të gjykojë Trump vijoi pasdite. Kështu i hapet rruga prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës që të bëjnë deklaratat hapëse javën e ardhshme. Në një konferencë shtypi, hetuesit thanë se kishin marrë një telefonatë në 911 rreth orës 13:30 me kohën lokale që kishin njoftuar për incidentin. Hetuesit ende po marrin dëshmitë e atyre që panë skenën të cilët thanë se burri nuk kishte folur para se t'i vinte flakën vetes. Viktima u identifikua si Maxwell Azzarello, 37 vjeç, i cili kishte mbërritur në Nju Jork nga Florida javën e kaluar, një person pa precedentë penalë dhe familja e tij nuk ishte në dijeni për udhëtimin. Dymbëdhjetë anëtarët e jurisë që u zgjodhën të enjten, (18 prill) së bashku me gjashtë rezerve të zgjedhur të premten (19 prill), do të shqyrtojnë provat në procesin e parë gjyqësor penal ndaj një ish-presidenti. Në aktpadinë që po gjykohet në Nju Jork përfshihen 34 akuza, shumica e të cilave për falsifikim të të dhënave të biznesit. Hetuesit e NYPD-së u panë më vonë duke mbledhur pamflete që zoti Azzarello i kishte shpërndarë përpara se të vetëdigjej. Ata e kanë cilësuar zonën të sigurt. Hetuesit janë ende duke intervistuar dëshmitarët dhe thanë se ai nuk dukej të thoshte asgjë para se t'i vinte flakën vetes. Tre oficerë të NYPD dhe një oficer i gjykatës pësuan lëndime të lehta pasi ndihmuan në shuarjen e flakëve.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy