Vendimi për sekuestron e pasurive të Ndroqit, policia rrethon Ora News

Vendimi për sekuestron e pasurive të Ndroqit, policia rrethon Ora News

Pas vendimit për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, policia ka zbarkuar në televizionin Ora News dhe RTV Ora.

Këto të fundit janë 2 prej 26 pasurive për të cilat është marrë vendimi i sekuestros, në bazë të dyshimit se ato janë ngritur me para të ardhura nga trafiku i heroinës.

GJKKO lëshoi sot një vendim për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, pas kërkesës së prokurorëve të SPAK, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Dyshimi se pasuritë janë ngritur përmes aktiviteteve kriminale të trafikut të drogave të rënda bazohet në arrestimet e Ndroqit në 1998 në Turqi dhe në 2015 në Itali.

Vendimi për sekuestro është marrë nga gjyqtarja Etleva Deda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy