86-vjeçari u vetëvra në spitalin e burgjeve, Rusta: Ishte dënuar për 2 vrasje për gjakmarrje, para disa kohësh kishte kërkuar lirimin me kusht

86-vjeçari u vetëvra në spitalin e burgjeve, Rusta: Ishte dënuar për 2 vrasje për gjakmarrje, para disa kohësh kishte kërkuar lirimin me kusht

86-vjeçari Njazi Raki Ceka, i burgosuri me dënim të përjetshëm është vetëvarur sot në spitalin e burgjeve në të cilin ishte shtruar më datë 1 qershor, për probleme kardiake. Lidhur me këtë çështje gazetari Arsen Rusta tha se Ceka është arrestuar në 1997 për 2 vrasje, nënë e bir në Bulqizë të cilat i ka kryer për gjakmarrje. Rusta deklaroi që 86-vjeçari kishte kërkuar lirimin me kusht edhe për shkak të moshës së thyer, por është refuzuar nga drejtësia shqiptare. "Njazi Raki Ceka është arrestuar në 1997 dhe në 1998 drejtësia e ka dënuar për vrasje me paramendim dhe për gjakmarrje. 86-vjeçari ka vrarë Selim Kurtin dhe nënën e tij në fshatin Zerqan të Bulqizës, për gjakmarrje në vitin 1997. Prej disa kohësh kishte trokitur në dyert e drejtësisë për lirim me kusht, por është refuzuar. Prej 1 qershorit kishte shfaqur probleme kardiake dhe ishte shtruar në spitalin e burgjeve ku sot është vetëflijuar. Drejtoria e Përgjithshme burgjeve thotë që ka pasur një moment për ndihmë por s’ka qenë e mundur t’i shpëtohej jeta. Humbjet e jetës janë episode të përsëritura, mbetet për t’u parë nëse ka përdorur rrip apo sende të ndaluara dhe ka ceduar kontrolli”.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy