17-vjeçari në Vlorë përplaset për vdekje nga makina me 200 km/orë/ Familjarët: Pritëm 8 orë për të marrë trupin nga morgu (VIDEO)

17-vjeçari në Vlorë përplaset për vdekje nga makina me 200 km/orë/ Familjarët: Pritëm 8 orë për të marrë trupin nga morgu (VIDEO)

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Vlorës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 00:10, në bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas raportimeve nga korrespondentja e “MCN Live”, Ariola Hasanaj, automjeti që drejtohej nga Haiti Bajramaj, 32 vjeç, është përplasur me motorin që drejtohej nga Leandro Shametaj, 17 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shoferi ishte në gjendje të dehur dhe se makina po udhëtonte në drejtim të gabuar, me një shpejtësi rreth 200 km/orë. 

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili do të përballet me dy akuza penale: “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.”

Gjyshi i viktimës ka pohuar se 17-vjeçari punonte si kamarier dhe ishte duke u kthyer nga puna në momentin e aksidentit.

Mbrëmë në orën 12 të natës është aksidentuar djali i vajzës. Kemi 8 orë që presim te morgu, sepse mjeku ligjor nuk ka ardhur për të kryer veprimet. Jemi të shqetësuar, sepse shteti nuk po reagon. Djali nuk ishte kriminel, ishte një hallexhi që po kthehej nga puna për bukën e gojës. Një makinë me 200 km/orë e aksidentoi, dhe nuk kishte asnjë patrullë policie që ta ndalonte.

Trupi i pajetë i të riut është tërhequr nga familjarët pas disa orësh pritje në morgun e qytetit.

Ndërkohë, policia e Vlorës po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy