Manovra në rrugë dhe drift në mes të qytetit, nis hetimi për dy të rinj në Lezhë

Manovra në rrugë dhe drift në mes të qytetit, nis hetimi për dy të rinj në Lezhë

Dy të rinj në Lezhë, kanë rrezikuar jetën e kalimtarëve në rrugë duke bërë manovra të rrezikshme dhe drif në mes të qytetit me makina.

Policia e Lezhës, identifikoi të rinjtë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin 2 drejtues mjetesh që rrezikonin përdoruesit e tjerë të rrugës dhe prishnin rendin e qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me makinat e tyre në rrugë, në "Rrethrrotullimin e Katedrales", Lezhë.

Falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, policia ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve të shfaqur në video dhe proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy