
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës duke u hedhur.
Mësohet se shtetasja D. P., 42 vjeçe ka tentuar t’i jap fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte.
Gruaja është transportuar në spital dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
“Ngjarja ndodhi rreth orës 05:50, në vendin e quajtur “Ardeno”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja me inicialet D. P., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore” njofton policia.



