Me precedentë penalë, shqiptari gjendet i vdekur në Itali

Me precedentë penalë, shqiptari gjendet i vdekur në Itali

Një vdekje e mistershme është shënuar në periferi të Romës ku një shtetas shqiptar 48 vjeç, u gjet i vdekur ditën e martë në shtëpinë e tij në Rocca Priora, një zonën e Castelli Romani.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari pasi ka shoqëruar tre fëmijët e tij në shkollë në mëngjes, është kthyer në shtëpi dhe dyshohet se aty është sulmuar.

Alarmi u dha nga familjarët në mesditë, të cilët e gjetën të shtrirë në dyshemenë apartamentit të një pallati në katin e fundit, në via del Sassone 13.

Burri i identifikuar si Petrit Caka, i cili jetonte me gruan dhe tre fëmijët, u deklarua i vdekur nga personeli mjekësor.

48-vjeçari ishte me precedentë penalë për krime ndaj personit dhe ishte frekuentues i ambienteve të basteve. Pikërisht në këto ambiente po vijojnë hetimet nga karabinierët për të zbuluar detaje nga orët e fundit të jetës së viktimës.

Në trupin e shqiptarit u konstatuan mavijosje dhe prerje në fytyrë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga një agresion i mundshëm fizik.

Policia po heton për të zbardhur detajet e ngjarjes, ndërsa pista kryesore e dyshimeve është se viktima është rrahur për vdekje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy