Protesta në Morinë/ Policia procedon dy persona

Protesta në Morinë/ Policia procedon dy persona

Dy organizatorët e protestës së një dite më parë në pikën kufitare të Morinës janë proceduar në gjendje të lirë, ka njoftuar sot Policia e Kukësit.

64-vjeçari R.M. dhe 37-vjeçari M.F, akuzohen për  "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme"  dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi në PKK Morinë, kanë organizuar protestë pa lejen e organeve kompetente, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qarkullimit të mjeteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme

Gjatë protestës së djeshme të qytetarëve nga Kukësit, u pengua hyrja e mjeteve nga Kosova drejt Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar protestuesit dhe rinisur qarkullimin normal të mjeteve në kufi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy