Kanosi me automatik dy vajza në rrugë, arrestohet i riu në Korçë

Kanosi me automatik dy vajza në rrugë, arrestohet i riu në Korçë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gjonomadh të Korçës, ku dy vajzave iu është rrezikuar seriozisht jeta.

Burime policore bëjnë me dije se një i ri ka marrë automatikun duke i dalë para dy vajzave, një 20-vjeçare dhe një 15-vjeçare, të cilat i ka kërcënuar me jetë.

Për fat të mirë, i riu nuk ka qëlluar, gjë që do të rezultonte fatale për vajzat. Pas ngjarjes ato kanë shkuar në shtëpi duke i treguar të afërmve për ngjarjen, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Donald Lato, 21 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë. Më datë 04.09.2021, në fshatin Gjonomadh, ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tip automatik, një 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare.

Nga ana e tyre policia dhe grupi hetimor po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy