Kapen pronarët e 15 thasëve me marijuanë që u gjetën dje pranë hidrovorit në Kurbin. Një operacion i policisë në vijën bregdetare të Shëngjinit ka çuar në sekuestrimin e 11 kg lëndë marijuane.
Siç njofton policia, “shërbimet e FNSh-së, të Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Seksionit kundër Narkotikëve në D.V.P. Lezhë, gjatë patrullimit në kufirin bregdetar, kanë goditur një rast të tentatives për trafikimin të lëndëve narkotike nga vija bregdetare. Konkretisht në Adriatik u konstatua mjeti me targë AA 814 GD, ku gjatë kontrollit të ushtruar u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 11 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa e futur në 2 thasë të zinj, e fshehur në mjet”.
Në pranga kanë përfunduar Nikoll Koca, 25 vjeç, banues në Adriatik - Kurbin dhe Rajmond Prenga, 21 vjeç, banues në Kurbin.
Dy të rinjtë dyshohen si poseduesit e 15 thasëve të mbushur me mbetje të bimëve narkotike kanabis në hidrovor - Adriatik.



