Një efektiv policie është vënë në prangat e policisë pasi aksidentoi për vdekje teksa ndodhej në motor, një kalimtar.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Tiranë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00.
I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë.
Për ndjekje të mëtejshme materialet u referuan në Tiranë.



