
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Krujë.
Rreth orës 09:30, te kryqëzimi i Niklës, automjeti me drejtues shtetasin E. Ç., 26 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues D. F., 32 vjeç.
Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ç., dhe pasagjerja në këtë automjet, motra e tij, shtetasja B. Ç., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.



