
Reshjet intensive të pasdites kanë përmbytur disa rrugë në Durrës. Brenda qytetit, për shkak të nivelit të lartë të ujit, kalimi në disa rrugë është vështirësuar.
Ndërkohë, në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit, një zonë problematike sa herë që ka reshje, ka pasur rënie gurësh.
Sipas ARRSH-së, kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren po punon me mjete e punëtorë për pastrimin e plotë të rrugës për ta rikthyer qarkullimin në normalitet.
ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve që lëvizin në rrugët e vendit të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.



