Parandalohet krimi në familje, burri po dhunonte gruan në Babrru

Parandalohet krimi në familje, burri po dhunonte gruan në Babrru

Një konflikt brenda një familje në Babrru të Kamzës mund të kishte përfunduar me pasoja fatale për jetën.

Blutë e kryeqytetit janë njoftuar se në një familje në Babrru, 39-vjeçari po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Algert Seda është prangosur nga efektivët dhe gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie.

Ndërkohë gjatë kontrollit dhe në banesën tjetër të 39-vjeçarit në Gramsh, në fshatin Sojnik, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 31 fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Algert Seda., 39 vjeç, dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy