Një këmbësor është përplasur sot nga një automjet në rrugën e Kavajës, në Tiranë.
Policia, në informacion paraprak, bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin E.Z., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë që drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të metejshme.
Njoftimi i policisë
Me datë 02.07.2020, rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E.Z., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



