Zhdukja e dy personave, Muhamed Rrumbullaku “zbarkon” në Sarandë

Zhdukja e dy personave, Muhamed Rrumbullaku “zbarkon” në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka shkuar pasditen e së martës në Komisariatin e Policisë Sarandë pas takimit me familjarët e të zhdukurve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Sipas informacioneve, mësohet se qëllimi i vizitës së Rrumbullakut është për të parë nga afër punën hetimore dhe kërkimore që po bëhet për gjetjen e dy të zhdukurve.

Së bashku me grupin hetimor të Policisë së Sarandës, drejtuesi i Policisë së Shtetit do të zhvillojë një analizë të punës së kryer lidhur me këtë ngjarje.

Ditën e martë, familjarët e dy të zhdukurve protestuan përpara drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe u takuan Kryepolicin Muhamed Rrumbullaku ku ky i fundit i ka njohur ata me punën hetimore dhe kërkimore të strukturave të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy