Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Lezhës.
Një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka përfunduar pranë një parkingu, ku është përplasur me disa automjete të tjera të parkuara.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, edhe pse aksidenti ndodhi shumë pranë një këndi lojërash.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në qytetin e Lezhës, shtetasi M. Z., 69 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara.
Drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



