Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë vetëm në tri ditët e para që pas liberalizimit të vizave kanë udhëtuar afër 32 mijë qytetarë.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i udhëtarëve është rritur për 11 mijë e 742 udhëtarë, kanë bërë të ditur nga Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë.
Për këto tri ditë, janë realizuar 212 fluturime, me një mesatare rreth 70 fluturime në ditë.
“Nga data 1 janar deri më 3 janar, kanë kaluar dikund rreth 31 mijë udhëtarë vajtje-ardhje. Nëse e krahasojmë të njëjtën periudhë me tri ditët e para të vitit 2023, kemi dikund mbi 10 mijë udhëtarë më shumë se sa vitin e kaluar, mirëpo ky është një trend i cili vazhdimisht ka qenë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke pasur parasysh se çdo vit kemi pasur rritje të numrit të udhëtarëve si në vajtje po ashtu edhe në ardhje.
“Për këto tri ditë, një mesatare në ditë ka qenë rreth 70 fluturime në ditë, ndërkaq për tri ditë janë gjithsej 212 fluturime të cilat janë realizuar. Presim që të kemi edhe shtim të numrit të fluturimeve, po ashtu kemi edhe tri destinacione të reja të cilat i janë shtuar Aeroportit të Prishtinës për vitin 2024, mirëpo akoma nuk kanë filluar”, u shpreh zëdhënësja e Aeroportit
Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda gjashtë muajsh në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.



