Operacioni “Befasia” vë në pranga 4 persona, sekuestrohen 102 kg hashash (VIDEO)

Operacioni “Befasia” vë në pranga 4 persona, sekuestrohen 102 kg hashash (VIDEO)

Një sasi prej 102 kg kanabis ëhstë sekuestruar nga policia e Tiranës gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Befasia”.

Blutë arrestuan në flagrancë katër persona, të cilët në bashkëpunim me njeri tjetrin, kryenin aktivitetin e jashtligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit “Cannabis Sattiva”, kryesisht në periferi të Tiranës.

Goditja e këtij grupi griminal u bë në aksin rrugorë Pezë – Ndroq. 

Nga kontrolli në automjetet e këtyre shtetasve, në bagazhin e automjetit tip Mitsubishi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thase të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjere ngjyre të bardhë, të mbushur me kanabis.

Në pranga përfunduan:

  1. Arjan Mustafaj, 43 vjeç, banues në Mallakastër.
  1. Shpetim Sinaj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.
  1. Erjon Zenelaj, 33 vjeç, banues në Mallakastër.
  1. Niko Dula, 41 vjeç, banues në Tepelenë.

 U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

 – 102.5 kilogram lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.

– 2 automjete të markave të ndryshme.

– 8 aparate celulare të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy