Në kërkim nga drejtësia italiane, kapet në Tiranë

Në kërkim nga drejtësia italiane, kapet në Tiranë

Një person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për armëmbajtje pa leje dhe trafikim narkotikësh, është kapur në Tiranë me qëllim ekstradimin në Itali,.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 3”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në rrugën “Xhorxh Bush”, shtetasin A. F., 38 vjeç, i cili u arrestua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.  

Drupal Ad

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy