
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në vendin e njohur si 'Katër rrugët' në Shijak.
Si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i motorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.09.2019, në vendin e quajtur” Katër Rrugët “, Shijak shtetasi S.D., duke drejtuar mjetin tip BMV është përplasur me mjetin motoçiklet tip Jamaha, pa targa, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, i paidentifikuar. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë si dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



