Policia e Elbasanit ka ushtruar pasditën e sotme kontrolle në disa mjete të cilat ishin të pozicionuar pranë shtabit elektoral të Partisë Demokratike, e cila gjendet pranë Stadiumit Elbasan Arena.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguara nga MCN Tv, FNSH me dy furgona kanë ushtuar kontrolle në mjete, përballë shtabit elektoral të PD, porse ende nuk ka një komunikim zyrtar nga policia e Elbasanit.
Zyrtarisht sqarohet nga Partia Demokratike se policia ka marrë sinjalizim për të kontrolluar një mjet, i cili ishte i parkuar pranë shtabit elektoral të PD. Pasi kanë kontrolluar automjetin, blutë kanë diskutuar edhe me drejtuesin politik Gazmend Bardhin, i cili ka nxitur të bëjnë punën e tyre.



