I hapi profile false në rrjete sociale 23-vjeçares/ Arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

I hapi profile false në rrjete sociale 23-vjeçares/ Arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se 45-vjeçari Gentian Gega është vënë në pranga pas denoncimit nga një 23-vjeçare e cila ndihej e shqetësuar nga përndjekjet nga i arrestuari.

Në njoftimin e policisë raportohet se 45-vjeçari kishte hapur një profil fals në rrjetet sociale ku ndante pamje të vajzës të cilat ishin denigruese. 

Tiranë/

Finalizohet operacioni policor i koduar "Threat 2", nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Përndoqi për një kohë shumë të gjatë një shtetase, duke i hapur asaj profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve, pas një hetimi shumë të shpejtë dhe profesional, të specialistëve për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim parandalimin e situatës së krijuar, vihet në pranga 45-vjeçari.   

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe e përniqte atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar "Threat 2 ", u ndalua shtetasi G. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.    

Nga verifikimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka rezultuar se ky shtetas, duke i hapur profile false, me përmbajtje denigruese, 23-vjeçares, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.  

 Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy