Një 70-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke i vetëvrarë me armën e gjahut. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragot të Tepelenës.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:00, në fshatin Dragot, Tepelenë, në banesën e tij, është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. B., rreth 70 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.