Dhunuan agjentin e Doganës, shpallen në kërkim dy të rinj

Dhunuan agjentin e Doganës, shpallen në kërkim dy të rinj

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë dhunuar një agjent të Doganës. Sipas policisë, në kërkim janë shtetasit me inicialet L. Ç., 32 vjeç dhe J. V., 23 vjeç. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, ata dyshohet se kanë goditur me sende të forta agjentin doganier M. A., 41 vjeç.

Policia bën të ditur se agjenti mori mjekim në spital dhe më pas u largua për në shtëpi.

Më datë 26.06.2021,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve L. Ç., 32 vjeç dhe J. V., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin  M. A., 41 vjeç, me detyrë agjent doganier, i cili pas mjekimit në spital u largua për në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy