“Shkrirja” e komisariatit të Sarandës/ Dervishi: Lidhje me persona me të shkuar kriminale

“Shkrirja” e komisariatit të Sarandës/ Dervishi: Lidhje me persona me të shkuar kriminale

Gazetari Ferdinand Dervishi, “shkrirjen” e komisariatit të policisë Sarandë për marrjen e ryshfetit për lejimin e ndërtimeve pa leje, e sheh të lidhur me ndihmën e dhënë me persona me të shkuar kriminale.

 

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se prona ku po ndërtohet pa leje në bregdet është e Isuf Jaçajt, të vrarë me tritol në tetor 2025.

 

Sipas tij, jo vetëm që është vrarë pronari, por po i merret dhe prona pronarit të vrarë. 

 

Nëse në një rreth të vogël ndodhin disa ngjarje kriminale rresht, kjo tregon se aty ka ardhur një shef komisariati i korruptuar. Në qytetet e mëdha shkuarja e një ekipi të korruptuarish, është më i rëndë. Me sa duket ka shkuar një kryekomisionar i korruptuar. Pse kemi probleme në Sarandë? 

 

Ky shef komisariati dhe të tjerë janë korruptuar nga një grup kriminal, i cili akuzohet se janë të përfshirë në vrasjen e pronarit të lokalit Isuf Jaçaj. Edhe e vrasin pronarin e lokalit dhe shkojnë i marrin pronën. Atëherë nuk ka shtet. 

 

Rrethi i komisariatit akuzohet se ka ndihmuar persona me të shkuar kriminale, apo me të shkuar të pahetuar kriminale në zonën e Sarandës, për të ndërtuar pa leje në bregdet. 

 

Kjo pronë që po ndërtohet pa leje në bregdet është vrarë me tritol në tetor 2025. Jo vetëm që është vrarë pronari, por po i merret dhe prona pronarit të vrarë. Nëse kjo është e vërtetë kjo e bën një nga ngjarjet shumë të mëdha kriminale që e tejkalon Sarandën. 

 

Po ta barazojmë me atë që thotë ministri që drejtues dhe punonjës policie të bërë njësh me shkelësit e ligjit, kjo është shumë e rëndë. I njëjti grup kriminal hetohet dhe për ngjarje të tjera kriminale në Sarandë. 

 

Ndërsa shefi i policisë Gëzim Bashllari ka thënë para Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore se ka qenë i përqendruar tek ngjarjet kriminale dhe jo tek ndërtimet pa leje, e cilësoi si justifikim.

 

Kur ke marrë detyrën e shefit të komisariatit ke dhe vrasjet dhe ndërtimet pa leje, çdo gjë tjetër është justifikim. Për më tepër që kanë lidhje me njëra tjetrën, ndërtohet në pronën e një pronari të vrarë në tetor 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy