Emrat/ Vodhën rreth 20 mln lekë në marketin në Sarandë, vihen në pranga dy autorët

Emrat/ Vodhën rreth 20 mln lekë në marketin në Sarandë, vihen në pranga dy autorët

Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja e një shume të konsiderueshme parash, e ndodhur rreth dy javë më parë në një supermarket në Sarandë, ndërsa janë arrestuar dhe dy autorët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Fundviti”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit Edmond Duzha Gj.), 40 vjeç, banues në Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për "Vjedhje" dhe "Dhunë/sulm ndaj forcave të policisë”; Bekdash Cukalla, 37 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, në një supermarket në lagjen nr.4, në Sarandë, më datë 11.12.2021.

Shtetasi B. C. ka qenë i punësuar si teknik i kamerave të sigurisë në këtë supermarket dhe nëpërmjet telefonit të tij ka kontrolluar shumën e parave që gjendeshin në ambientet e këtij subjekti.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shumat 400.000 lekë të rinj, 2500 dollarë amerikan, 1000 paund britanik, 2 automjete me të cilat autorët janë larguar pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR dhe 2 laptop.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy