Tërmeti i 26 nëntorit/ Lleshaj dekoron 19 punonjës policie me “Medalje Nderi”

Tërmeti i 26 nëntorit/ Lleshaj dekoron 19 punonjës policie me “Medalje Nderi”

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dekoruar me 19 punonjës të Policisë së Shtetit me “Medalje Nderi”, për kontributin e tyre në ditët më të vështira që kaloi Shqipëria pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Këta punonjës policie u nderuan me këtë titull për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit dhe sigurimit të rendit e qetësisë publike.

Në fjalën e tij Lleshaj tha se “janë thënë shumë fjalë për performancën dhe angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, nga niveli më i ulët, te niveli më i lartë, nga periferia në qendër. Gjatë vitit 2019 e më parë, por për vitin 2019, që unë e kam konsideruar vërtet si një vit tektonik në të gjitha planet, me tektonika të shumta, jo vetëm ato fiziket, por dhe në fushën e politikës e në fusha të tjera, Policia e Shtetit është sfiduar dhe është vënë përballë barrëve të mëdha dhe provave të mëdha. Dhe këtu ka patur angazhim, ka patur performancë. Tërmeti është vetëm njëri prej tyre, që na dha të kuptojmë se me kë kemi të bëjmë, pra me çfarë niveli angazhimi, profesionalizmi, qytetarie, trimërie kemi të bëjmë me Policinë e Shtetit dhe struktura e tjera, por meqenëse jemi për Policinë e Shtetit. Në të njëjtën kohë, edhe gjithë viti 2019 na ka ballafaquar me shembuj të jashtëzakonshëm angazhimi të punonjësve të Policisë së Shtetit”.

“Qeveria shqiptare është plotësisht e qartë për rëndësinë që duhet t’i kushtohet sigurisë në tërësi, policisë në veçanti, është mjaft e motivuar. Para pak ditësh, ju patë RENEA-n. Do punojmë për të filluar punën e konceptimit dhe planifikimit të një qendre të tillë të ngjashme, edhe për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Do të punohet për kampusin e ri të Policisë së Shtetit, i cili do t’i japë Policisë së Shtetit një infrastrukturë krejtësisht të re, të panjohur më parë në kuptimin e standardeve”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy