Vihet nën kontroll zjarri në Lajthizë, dëmtohen dy ha pyje

Vihet nën kontroll zjarri në Lajthizë, dëmtohen dy ha pyje

Masivi pyjor i fshatit Lajthizë në njësinë Administrative të Oroshit në Mirditë është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë orëve të drekës ditën e sotme. Zjarri ka qenë aktiv për disa orë në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Në terren ndodhen zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimit pyjor dhe aktualisht nuk përbën rrezik për zonën e banuar, pasi vatra e zjarrit në masivin pyjor është arritur të izolohet brenda 5 orësh.

Sipas kryebashkiakut të Mirditës, Ndrec Dedaj, zjarri ka përshkuar rreth 2 hektarë pyje, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe punonjësve të shërbimit pyjor është bërë e mundur shuarja e flakëve, duke shmangur kështu dëmet e mëdha që mund të shkaktoheshin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy