263 raste të reja me covid, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vend

263 raste të reja me covid, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 1069 testime, 263 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, në këto bashki: 87 në Tiranë, 17 në Lushnje, 16 në Durrës, 15 në Vlorë, 11 në Kavajë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Krujë, Fier, 7 në Devoll, 6 në Kamëz, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Pogradec, Elbasan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Berat, Dimal, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Tepelenë, Korçë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Roskovec, Divjakë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Kuçovë, Poliçan, Belsh.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2, ndërkaq janë 3,076 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. 

Janë shëruar 277 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,810 që nga fillimi i epidemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy