Tepelenë, një personi i gjendet në banesë 3 kg kanabis

Tepelenë, një personi i gjendet në banesë 3 kg kanabis

Një personi në Tepelenë i gjendet e fshehur në banesë një sasi prej 3 kilogramë kanabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Gjatë operacionit, në fshatin Nivicë, Tepelenë, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Q., ku kanë gjetur të fshehur rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi B. Q., 65 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë, shtetas me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatin celular të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy