
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përurojnë sot pikëkalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit-Bllacë”.
Kalimet kufitare mes shteteve tani do të bëhen me vetëm një ndalesë dhe një kontroll në hyrje të secilit shtet.
Regjimi i ri do të bëhet sipas modelit “hyrje-hyrje” dhe do të zbatohet në pikat kufitare Hani i Elezit/Bllacë dhe Glloboqicë/Jazhincë, ndërsa policët do të punojnë në një objekt të përbashkët.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Kristian Mickovski.
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se lehtësimi i qarkullimit në kufi do të forcojë bashkëpunimin në shumë fusha mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Tani e tutje qytetarët do kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës dhe të dhënat do shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik.
Pritjet e qytetarëve më në fund do të reduktohen e kjo do t’i kontribuoj rritjes ekonomike, shkëmbimit tregtar dhe lidhjeve mes qytetarëve tanë.
Nga ana e tij kryeministri maqedon, Hristijan Mickoski, ka theksuar se kufiri i përbashkët do jetë urë lidhëse për shtetet.
Për qytetarët, kjo do të thotë më shumë kohë për familjen, për punën, për jetën.
Sot, këtu, në mënyrën më të mirë tregojmë se kufiri nuk duhet të jetë mur. Kufiri mund dhe duhet të jetë ura jonë e përbashkët. Një urë që lidh njerëz, ide, mundësi.
Një urë përmes së cilës flitet për besim, bashkëpunim, shkëmbim ekonomik, zhvillim të kulturës dhe turizmit.
Të dhënat e hyrjeve në pikëkalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit-Bllacë”, do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik.



