Shpërndante kokainë dhe kanabis në lokalet e natës, vihet në pranga një person në Himarë

Shpërndante kokainë dhe kanabis në lokalet e natës, vihet në pranga një person në Himarë

Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në lokalet e natës vihet në pranga një person në Himarë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 10”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. C., 20 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Potam, Himarë, shërbimet e policisë i kanë gjetur sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e dozave. Gjithashtu, u sekuestruan një përforcues grushti dhe dy aparate celulare që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tij. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i shpërndante dozat e kokainës, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës. Në ngarkim të tij materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy