Ambasada suedeze në Tiranë ka përzgjedhur familjen e policit dëshmor Vath Lleja, në Bushnesh të Thumanës për të rindërtuar shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Përmes projektit “Forcimi i Policimit në Komunitet” për të shprehur solidaritetin dhe për të ndihmuar familjet e dëmtuara të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës, Ambasada suedeze nisi bisedimet me Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit dhe bashkinë e Krujës për të përzgjedhur familjen me më shumë nevoja dhe dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Mbështetje për familjet e dëmtuara pas tërmetit të nëntorit 2019: Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019, shumë familje mbetën të pastrehë. Projekti suedez “Forcimi i Policimit në Komunitet” për të shprehur solidaritetin dhe për të ndihmuar familjet e dëmtuara të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës, filloi bisedimet me ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit dhe bashkinë e Krujës për të përzgjedhur familjen me më shumë nevoja dhe dëmtime si rrjedhim i pasojave të tërmetit. Në bazë të disa kritereve, u përzgjodh familja e policit dëshmor Vath Lleja, në Bushnesh të Thumanës. Kjo familje prej 5 anëtarësh ka mbetur e pastrehë, prandaj qeveria suedeze me anë të projektit do të financojë ndërtimin e një shtëpie për të lehtësuar gjendjen e tyre. Aktualisht ka përfunduar projekti arkitektonik dhe jemi në fazën e prokurimit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës suedeze në Tiranë.



