Itali, biznesmeni shqiptar gjobitet me 2 milionë euro për evazion fiskal

Itali, biznesmeni shqiptar gjobitet me 2 milionë euro për evazion fiskal

Një biznesmen shqiptar është dënuar me një gjobë milionëshe në Itali.

Shteti italian ka gjobitur me 2 milionë euro biznesmenin shqiptar  Eduard  Byku, 36 vjeç. Si pronar i shoqërisë ndërtimit “Edil e Byku srl” në rajonin e Venetos. Eduard  Byku gjatë aktivitetit të tij sipërmarrës nuk kishte paguar taksat, nuk kishte derdhur kontributet e detyruara ndaj shtetit italian, si dhe nuk kishte deklaura të ardhurat e tij vjetore pranë organeve kompetente.

Eduard  Byku ka mbërritur në Itali në vitin 1996, duke punuar disa kohë si kopshtar në Puglia e më pas transferohet në komunën Feltre në provincën e Bellunos në Veneto, ku krijon dhe sipërmarrjen e tij të ndërtimit. Eduard  Byku për pak kohë ka qënë futbollist i skuadrës së komunës së Porcenese.

Shoqëria e ndërtimit “Edil e Byku srl” punonte kryesisht për shoqëritë private me çmime mjaft konkurruese ndaj kompanive të tjera të ndërtimit me aktivitet në provincën e Belluno, Treviso, Vicenza e Padova. / ORA /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy