Seanca e Speciales ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit mbahet të mërkurën

Seanca e Speciales ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit mbahet të mërkurën

Konferenca e parë statusore në rastin kundër katër anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pritet të mbahet të mërkurën.

Më 18 nëntor, ora 11:00, para gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë pritet të paraqiten katër figura të rëndësishme të UÇK-së.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka ftuar Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe avokatët e tyre mbrojtës që të marrin pjesë në konferencën statusore.

Në Rregulloren e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, rregulla 96, thuhet se “Gjykatësi i procedurës paraprake thirr një konferencë mbi ecurinë e çështjes sa më shpejt që të jetë e mundshme, pas paraqitjes së parë të të akuzuarit”.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, të akuzuar për krime lufte, u paraqitën para Gjykatës Speciale javën e kaluar, ku iu lexuan edhe aktakuzat me të cilat ngarkohen, ku më pas të gjithë u deklaruan të pafajshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy