Gjermania zgjat bllokimin e pjesshëm antiCovid deri në janar

Gjermania zgjat bllokimin e pjesshëm antiCovid deri në janar

Bllokimi i pjesshëm antiCOVID-19 në Gjermani do të shtrihet deri në janar dhe mund të bëhet dukshëm më i ashpër, nëse kushtet nuk përmirësohen, njoftuan udhëheqësit federalë dhe shtetërorë pas takimit të tyre të fundit mbi pandeminë.

Në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes, vendi ka qenë nën një bllokim të pjesshëm që nga 2 nëntori.

Tashmë ky bllokim do të zgjatet deri më 10 janar.

“Në parim, situata do të qëndrojë ashtu siç është”, tha Merkel pas videokonferencës, duke vënë në dukje se Gjermania është shumë larg menaxhimi i numrit të rasteve me COVID-19.

Javën e kaluar, kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e 16 shteteve të vendit e shtynë datën e fundit më 20 dhjetor.

Bllokimi i pjesshëm do të thotë se restorantet, klubet dhe institucionet kulturore qëndrojnë të mbyllura dhe shumica e dyqaneve kanë kufizime të rrepta në numrin e klientëve që mund të pranoj në çdo kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy