Dhuna dhe filmimi ndaj 17-vjeçares në Fier, Prokuroria kërkon burg për dy nga vajzat e akuzuara

Dhuna dhe filmimi ndaj 17-vjeçares në Fier, Prokuroria kërkon burg për dy nga vajzat e akuzuara

Prokuroria e Fierit ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy prej vajzave që u përfshinë në rastin e rëndë të dhunimit të 17-vjeçares në Fier, ndërsa ndaj vajzës tjetër të përfshirë është caktuar masa “arrest shtëpie.

 

“Arrest me burg” është kërkuar për 19-vjeçaren L.L. Ndaj një 15-vjeçareje me inicialet M.K. është kërkuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa është urdhëruar trajtimi i detyruar në një spital psikiatrik.

 

Po ashtu, ndaj 15-vjeçares tjetër me inicialet K.D., është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

 

Masat e sigurisë pritet t’i nënshtrohen shqyrtimit për vlerësim në Gjykatën e Fierit brenda afatit ligjor prej 72 orësh.

 

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, pasi pamjet e dhunës ndaj të miturës u shpërndanë gjerësisht në internet. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy