
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Çlirim Sino.
Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Çlirim Sino, u përball me vetingun me 4 korrik 2022, për tre kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.
Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo pasi analizuan provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Çlirim Sino.
Çlirim Sino e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2005 dhe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Fier prej një dekade e gjysmë.



