Masakra te lulishtja "1 Maji", dënohen autorët

Masakra te lulishtja "1 Maji", dënohen autorët

Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për dy autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në Tetor të vitit të kaluar, në zonën e “Lulishte 1 Maji”, ku mbetën të vdekur Kevin Rugova dhe Aurora Oskian. Ndërsa objektivi i atentatit Ervis Gaçaj mbeti i plagosur.

Kjo gjykatë ka vendosur burgim të përjetshëm për Sael Sulaj, i cili ishte dhe iniciatori i krimit, ndërsa 30 vite burg janë caktuar për Vasiel Çavo.

Sipas pretendimit të gjykatës, Sulaj ka përdorur automatik dhe ka qëlluar 30 herë me të, ndërsa Çavo ka qëlluar 6 herë me pistoletë dhe asnjë nga plumbat e shtëna nga ky i fundit nuk kanë prekur viktimat. Fakt ky i vërtetuar shkencërisht.

Gjithashtu u vërtetua se Çavo kishte qëlluar pasi Sulaj i kishte përfunduar të shtënat, ku si rrjedhojë kishte lënë të vdekur dy viktimat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy