
Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka marrë jetën e pesë personave, ndërkohë janë shënuar 1140 raste të reja pozitive.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 3624 qytetarë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 198.645.
Ndërkaq numri i rasteve aktive më koronavirus në Kosovë është 18.506.



