
Një mega operacion është nisur nga SPAK për arrestimin e “kokave” të bandave kriminale në vend. Deri më tani raportohet se aksioni është shtrirë në të paktën 5 qytete, ndërsa urdhër arreste janë prerë për 32 persona.
Nga studio e 'MCN Live' gazetarja Anduena Llabani deklaroi se personat janë kontingjent të njohur kriminal për të cilët prokuroria e Elbasanit ka nxjerr dhe të gjithë materialin duke ja referuar SPAK.
Sipas saj disa nga të arrestuarit janë emra të cilët janë të dyshuar me mbështetje politike, ku mes tyre ka dhe shumë oficerë policie që kanë bashkëpunuar në mbarëvajtjen e punëve të tilla kriminale të grupeve.
Arrestohen persona që janë kontingjent të njohur kriminal për të cilët prokuroria e Elbasanit ka nxjerr dhe të gjithë materialin duke ja referuar SPAK sepse të gjitha dokumentet e mbledhura Dumani drejtonte një grup të strukturuar kriminal. Për të cilat kompetencat e SPAK ishin vendimtare. Kjo tregon se personazhe të tjerë të botës së krimit dhe të mbështetur politikisht nga grupe të caktuara politike në Elbasan dhe Fier janë persona që sot do të vihen përballë një akuze. Janë 4 apo 5 të konfirmuar për vrasje me pagesë. Kam mësuar se disa nga të arrestuar janë emra të cilët janë të dyshuar me mbështetje politike, ku mes tyre ka dhe shumë oficerë policie të cilët kanë bashkëpunuar në mbarëvajtjen e punëve të tilla kriminale të grupeve.
Ka një njoftim zyrtar nga SPAK ku flitet për personazhe të botës së krimit të cilët strehohen në lagje të pasura të kryeqytetit, por ajo që thuhet se 32 urdhër arrestet nuk janë vetëm persona të akuzuar për vrasje, por edhe persona që drejtojnë trafiqet, grupe të strukturuara, njerëz që kanë akses në dhënien e lejeve të ndërtimeve, dmth kemi personazhe që shkojnë deri te institucionet shtetërore dhe fakti që një grup i tillë është goditur në masivitet do të thotë se është mësuar më parë se si funksionojnë para se të shkohej te urdhër arrestet.



