Një 16-vjeçare është larguar nga banesa e saj në fshatin Kaninë të Vlorës.
Ka qenë babai i të miturës, shtetasi V.I, i cili ka bërë kallëzimin në polici.
Në njoftimin e policisë thuhet: Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi V. I., banues në fshatin Kaninë, i cili ka kallëzuar se prej datës 16.03.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij 16-vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.



